ankim online per leje votimi klgj cakton nje gjykate per diasporen 67eac9e730d1a

Ankim online për leje votimi, KLGJ cakton një gjykatë për diasporën

March 31, 2025
1 minut lexim

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar një platformë elektronike, për t’i ardhur në ndihmë votuesve nga diaspora, që nuk gjejnë emrat e tyre në listat e zgjedhësve për procesin zgjedhor të 11 majit. Përmes platformës “Microsoft Exchange Server” qeveria e gjyqësorit do të administrojë kërkesat që do të mund të paraqiten online nga votuesit e diasporës.

KLGJ ka vendosur që Gjykata e Tiranës të jetë e vetmja gjykatë në rang vendi që do të shqyrtojë kërkesat për leje votimi të dërguara online nga diaspora.

Çdo kërkesë e mbërritur nga votues që votojnë nga jashtë vendit, për mosgjetje të emrit të tyre në listat e votimit, do të merret në shqyrtim nga gjykata dhe do të ketë vendim për to brenda 48 orësh.

Nga ana tjetër, referuar vendimmarrjeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve votuesit nga diaspora kanë të drejtë të ankohen për mungesën e emrit të tyre në listat e votimit deri në 11 prill 2025.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

nga neser prokurimet publike me sistem te ri elektronik 67eac483a3981
Story i mëparshëm

Nga nesër prokurimet publike me sistem të ri elektronik

ushtare amerikane ushtrojne me mitraloze trajnim per gatishmerine e pergjithshme te trupave te kfor it 67ead37e2aacd
Story i radhës

Ushtarë amerikanë ushtrojnë me mitralozë: Trajnim për gatishmërinë e përgjithshme të trupave të KFOR-it

Të fundit nga

Boksieri shqiptar gati për sfidën e radhës

Kampioni shqiptar nga Shkodra vazhdon rrugëtimin drejt majave të boksit botëror, ndërsa për disa ditë në Gjermani ndeshet me kolumbianin, Castillo. Nelson Hysa, kampioni i Europës në peshat e rënda dhe një
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë