Shkupi në këtë ditë me diel ishte I qetë. Në shikim të parë dukej si “një qetësi para furtunës” mbase për shkak të paralajmërimit të metereologëve për përkeqësimin e motit.
Me këtë disponim ishin edhe qytetarët e anketuar nga Klan Maqedoni, se si e vlerësojnë ata këtë vit që shkon drejt përfundimit.
“Ky vit edhe si vitet tjera ishte me turbulenca, varet nga cili kënd e shohim veten, por mund të them se unë prej pozitës time ku jam dhe si veproj, unë nuk jam i kënaqur, sepse mundemi edhe më tepër edhe si individ edhe si shoqëri t`i arrijmë ato synime që i kemi pasur për të pasur një të ardhme më të mirë shpirtërore. Dëshirat e mia janë sikur të shumicës qytetarëve tanë, të sundojë paqa në botë, e para në shtëpi, në familjet tona, në vendin tonë, mandej edhe në botë
Por, qytetarët thonë se tashmë janë mësuar me turbulenca në spektrin politik, ekonomik e shoqëror dhe nuk është diçka e re për ta.
“Ky vitë, të them në përgjithësi ka qenë mir, personalisht për mua dhe familjen time, megjithatë, ka pasur turbulenca ekonomike, politike, skandale, por gjithsesi kjo s`ka rëndësi sepse nuk është diçka e re”.
Por, për mërgimtarët që këtë të diel shijonin Shkupin duket se viti 2024 ka kaluar në frymën mirësisë.
“Ky vitë ka qenë shumë i mirë për mua, unë nuk kam këtu në Shkup jam në Austri ky vit për mua ka kaluar shumë mirë. Si ju duket atomosfera këtu? Shumë mirë, shumë mirë, ne për çdo vitë vijmë këtu. Për çdo vitë për vitin e ri vijm këtu, për të vizituar familjet, farefisin që kemi. Shëndet dhe bereqet ajo është çfarë duhet për të gjithë dhe të ketë liri për të gjithë”.
“Vitë i mir, i mir, me shëndet, me punë, harmoni në familje, shtet paqësorë, shpresoj dhe presë që edhe viti i ri 2025të jetë po kaq i mir sa ishte ky vit”.
Viti 2024 shkon drejt përfundimit. Teksa po bëhen analizat se cfarë prodhoi ky vit, qytetarët presin që viti I ardhshëm 2025 të jetë më ndryshe, me më shumë mirëqenie dhe më pak skandale e turbulence politike e ekonomike.
Burimi: TV KLAN