ANKETË: Si e vlerësojnë qytetarët punën e Bilall Kasamit si kryetar i Komunës së Tetovës për një vit (VIDEO)

November 4, 2022
min lexim

Bilall Kasami, sot zyrtarisht mbush një vit që nga marrja e mandatit si kryetar i Komunës së Tetovës. Ai gjatë fushatës bëri shumë premtime se do ta përmirësojë dukshëm jetën e qytetarëve të Tetovës dhe do të menaxhojë komunën më mirë se paraardhësja e tij dhe kundër-kandidatja, Teuta Arifi. Portalb.mk realizoi një anketë me qytetarët për atë se si e vlerësojnë punën e tij në këtë një vjetor.

Qytetarët kanë mendime të ndryshme, disa vlerësojnë se nuk është punuar në këtë periudhë, disa të tjerë thonë se është punuar por ende ka shumë punë për t’u bërë, ndërsa disa të tjerë shprehen të kënaqur.

Kështu u shprehën ata për Portalb.mk:

-“Kryetari edhe kampanjën parazgjedhore edhe pasi u zgjodh ka pasur shumë premtime, por prej atyre mos të them nuk ka realizuar aspak, fortë pak. Kishte premtime garazhe në kate asnjë nuk u realizua.”

-“Ka ndryshime, ka bërë asfaltin këto gjëra. Duhet edhe më shumë të investojë.”

-“Ka punuar boll, pastërtia. Ka disa pengesa, qentë të largohen, dritat që i fikin nuk është mirë, në mëngjes nuk kemi dritë kur shkojmë herët në punë.”

-“Po, ka ndryshime, vetëm ka lëshime për sa u përket mbeturinave.”

-“Ndoshta 20-30% është më mirë se kur ishte kryetarja paraprake, dhe kështu duhet të vazhdojë. Por si do të jetë, do e shohim më tutje, do e tregojnë dy-tre vitet e ardhshme.”

-“Po ka ndryshime.”

-“Mirë është mirë.”

-“Ka diçka ndryshime, nuk është pa hiç. Si të punojë, si të mos punojë edhe ai do e gjejë vendin e tij ku e ka.”

-“Unë mendoj se ka ndryshime, është mirë, por nëse vazhdon kështu do jetë ende më mirë.”

-“Ka ndryshime. Qyteti nuk është ende aq i pastër.”

-“Ka punuar edhe atë shumë. Ka marrë një vlerë të madhe. Jemi të kënaqur, pasi s’kemi pasur ujë 8 vite gjithë verën tani ujë kemi.”

Më poshtë ndiqni anketën:

Portalb.mk sot më herët publikoi edhe një analizë të premtimeve të Kasamit dhe të asaj se çfarë u punua e çfarë jo për problemet më të mëdha në këtë komunë, gjatë këtij një viti në krye me të.

Kujtojmë që në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar, Bilall Kasami mori 21,591 vota, apo mbi pesë mijë vota më shumë se kundër-kandidatja e tij, Teuta Arifi e cila mori 16,542 vota.

Përndryshe, programin zgjedhor me të cilin Kasami fitoi zgjedhjet për udhëheqjen me Tetovën për periudhën 2021-2025 e gjeni KËTU.

Burimi: portalb.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bellingham gjithnjë e më afër Liverpoolit

Story i radhës

Behari: Testojmë elementë cilësorë që mund të jenë gati për Kombëtaren U-19

Të fundit nga

ShkoLartë