ankesat e serbise ish ushtaraku mirepret aleancen e re ushtarake kosove shqiperi kroaci ja mesazhi i tij 67e02b5e45fb2

“Ankesat” e Serbisë, ish-ushtaraku mirëpret aleancën e re ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci – ja mesazhi i tij

March 23, 2025
min lexim

Eksplorimi i zhvillimit dhe blerjes së kapaciteteve mbrojtëse përmes bashkëpunimit shumëkombësh, ndarja e ekperitzave më të mira në rekrutim, zhvillim dhe mbajtjen e personelit për të rritur kapacitetet parandaluese dhe mbrojtëse, stërvitje të përbashkëta, forcimi i hapave kundër kërcënimeve hibride, shkëmbimi i informacioneve të inteligjencës për parandalim dhe mbështetja e Kosovës për marrjen e statusit të saj në Partneritetin për Paqe të NATO-s.

Këto janë disa nga pikat që përfshin deklarata e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë që ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë nënshkruan më 18 mars në Tiranë.

E më gjerë në lidhje me këtë temë, në një bashkëbisedim me “Bota sot” ka folur ish-ushtaraku, Hafir Hoxha.

Sipas tij, kjo marrëveshje ishte një vendim shumë legjitim dhe i duhur.

Po ashtu, foli se pse po ndihet e ‘kërcënuar’ Serbia nga kjo aleancë ushtarake.

“Përforcimi i bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë është një akt legjitim dhe i mundur ku këto shtete të pavarura janë apo jo anëtare të aleances së NATO-s kanë të drejtë të bashkëpunojnë mes tyre në aspektin politik, kulturor, ekonomik edhe në çështjen e sigurisë.

Në rajonin e Evropës Juglindore, vetëm Serbia është ende si shtet jo stabil në aspektin politik ku mbështet okupimin rus në Ukrainë, ku është armatosur shumë më shumë se sa i nevojitet për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj, pra është pajisur edhe me armatim sulmues. Në këtë kontekst Serbia, Kosovën ende e konsideron si pjesë të saj dhe mendon që me forcë po të largohen forcat e NATO-s nga Kosova, Serbia mendon ta ndajë dhe të pushton pjesën veriore të saj njëjtë sikur Rusia në Ukrainë e pretendim të njëjtë kanë edhe ndaj BiH me saktë të pushtojnë Republika Srpska.

Pasi Shqipëria dhe Kroacia janë anëtare të NATO-s ato do të kenë edhe detyrë të ballafaqohen me Serbinë nëse bën lëvizje ushtarake të rrezikshme, prandaj Serbia këte e di dhe kjo marrëveshje faktikisht i përgjigjet kërcënimeve serbe dhe tani rregullisht reagon dhe paraqitet si viktimë, si e kërcënuar nga ky bashkëpunim mes shqiptarëve dhe kroatëve e që në realitet ky është kundërveprim në veprimet e Serbisë e jo si veprim i pari i yni!” – shpjegoi ai.

Krahas kësaj, Hoxha tha se vendi ynë përfiton shumë nga ky bashkëpunim ushtarak me Shqipërinë dhe Kroacinë.

Image

Ish-ushtaraku, Hafir Hoxha.

 

Po ashtu, foli edhe për ankesat e shtetit serb.

“Për Kosovën ky bashkëpunim është shumë i dobishë, prandaj më së shumti ne përfitojmë nga kjo marrëveshje dhe duhet të jemi më të interesuarit që kapcitetet tona të sigurisë, doktrinën e mbrojtjes dhe pajisjet luftarake t’i ngrisim në nivel të njëjtë me Kroacinë, ku të jemi të aftë të marrim detyrën kryesore, pra të sigurojmë dhe të garantojmë integritetin dhe sovranitetin e plotë territorial të Kosovës.

Serbia logjikisht që ankohet, por është për politik të saj të brendshme edhe ose këto ditë është tërësisht situatë jo stabile dhe në protesta, ku shpejt munden ato protesta të bëhen të dhunshme e deri edhe tek ndonjë luftë civile aty, pasi ende radikalizmi dhe përçarjet mes tyre janë të mëdha!” – nënvizoi ish-ushtaraku.

Në vazhdim, ai tregoi se çka sjellë më saktësisht kjo marrëveshje.

“Çfarë sjell kjo marrëveshje?

këto janë gjëra mjaft të pritshme për Evropën, se të gjithë po përpiqen të gjejnë partnerë në një kohë kur prodhimi dhe blerjet ushtarake do të rriten.

Kroacia ka gjetur vende që kanë nevoja në segmentin ku Kroacia ka prodhim. Ky është thelbi i këtij bashkëpunimi dhe besoj se do të shes paisje luftarake shqipëris dhe Kosovës”.

Tutje, ish-ushtaraku përmbldhi gjithë reagimet që erdhën nga qeveria serbe dhe faktit se si serbët mundohen të sulmojnë ose të paraqiten si viktimë.

“Si ka reaguar Serbia?

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se me nënshkrimin e marrëveshjes ushtarake mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë hapën një garë armësh në rajon dhe theksoi se kjo paraqet një situatë serioze për Serbinë, e në realitet kësaj gare vetë Vuçiqi moti i ka prirë.

Vuçiq gjithashtu theksoi se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Kroacia dhe Shqipëria shkelën marrëveshjen nënrajonale për kontrollin e armëve nga viti 1996 dhe shprehu besimin e tij se NATO-ja nuk ishte e informuar për këtë.

Bëhet fjalë për shkeljen e të ashtuquajturës marrëveshje nënrajonale për kontrollin e armëve nga viti 1996, por nga reagimet e Kroacisë dhe disa pjesëve të tjera të rajonit e pamë se nuk janë shumë të interesuar për këtë.

Ministri serb i Mbrojtjes, Bratislav Gashiq vlerësoi se nënshkrimi i memorandumit trepalësh të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës për bashkëpunimin në mbrojtje “pa konsultim me Beogradin, paraqet një konfirmim të korrektësisë së investimit strategjik në forcimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura Serbe”.

Pra, serbët mundohen të sulmojnë ose të paraqiten si viktimë për t’i arsyetuar investimet e tyre të tepruara ushtarake”, përfundoi Hafir Hoxha.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

fatmir bektashi me dy akuza nga spak betonizon parkun e drilonit ne pogradec 67e021c0a91dd
Story i mëparshëm

Fatmir Bektashi me dy akuza nga SPAK, betonizon parkun e Drilonit në Pogradec

conceicao zbulon arsyen pse zgjodhi milanin 67e02ee1ea500
Story i radhës

Conceicao zbulon arsyen pse zgjodhi Milanin

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë