anijet turistike dhe varkat e peshkimit te mos dalin ne det ndalohet per tre dite lundrimi ne sarande shkak moti i keq 66e2d50d9127c

“Anijet turistike dhe varkat e peshkimit të mos dalin në det!”/ Ndalohet për tre ditë lundrimi në Sarandë, shkak moti i keq

September 12, 2024
1 minut lexim

Kapiteneria e Portit Sarandë  ka njoftuar se për tri ditët në vijim, duke nisur që nga e premtja e deri të dielën, do të ndalohet lundrimi.

Bëhet me dije se shkak për një vendim të tillë është bërë moti i keq.

Njoftimi Kapitenerisë së Portit Sarandë :

Nisur nga situata e motit bëhet me dije se: Prej ditës së premte, datë 13.09.2024 deri ditën e hënë 16.09.2024 ndalohet lundrimi. Era do të fryjë Perëndim-Veriperëndim, forca 14-18 ktc, 4-5 beaufort dhe lartësia e dallgës do të arrijë deri në 1.5 m në det të hapur.
Për rrjedhojë janë lajmëruar gjithë anijet turistike dhe varkat e vogla të peshkimit të mos dalin në det. Ndërsa ky njoftim nuk shërben për lëvizjen e trageteve që do të jetë si normalisht.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

miftaraj thote se qeverise i mungon vullneti per implementimin e kontrates kolektive 66e2d1893af63
Story i mëparshëm

Miftaraj thotë se Qeverisë i mungon vullneti për implementimin e Kontratës Kolektive

adoleshentet suedeze fitojne para duke vrare per bandat daneze ka kosto te ulet ti punesojne ata 66e2dc1d2fc94
Story i radhës

Adoleshentët suedezë fitojnë para duke vrarë për bandat daneze, ka kosto të ulët t’i punësojnë ata

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë