anija turistike me kapacitet 596 pasagjere mberrin ne sarande rama dallendyshja e pare e sezonit turistik 6250360838a1e

Anija turistike me kapacitet 596 pasagjerë mbërrin në Sarandë, Rama: Dallëndyshja e parë e sezonit turistik

April 8, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot mbërritjen në portin e Sarandës të njërës prej anijeve turistike të kompanisë amerikane “Silversea Cruise”.

Në një postim në Facebook, Rama ka shpërndarë foto të anijes turistike në Portin e Sarandës duke shtuar se ajo është “dallëndyshja e parë që lajmëron ardhjen e sezonit më të bukur e më të pastër turistik deri më sot”.

Anija e quajtur Silver Moon është një nga anijet më të mëdha dhe më luksoze të kompanisë amerikane.

Anija ka kapacitet për të akomoduar 596 pasagjerë në bord dhe ka një peshë të përgjithshme prej 40,700 tonësh, thuhet në faqen zyrtare të Silversea.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

sekuestrohet nje sasi mallrash ne kosove vinin kontrabande nga maqedonia e veriut 6250351b1d9f6
Story i mëparshëm

Sekuestrohet një sasi mallrash në Kosovë, vinin kontrabandë nga Maqedonia e Veriut

stacioni tragjik 625036447153a
Story i radhës

Stacioni tragjik

Të fundit nga

ShkoLartë