Luftanija ruse Moskva u mbyt ndërsa po tërhiqej në një port pas një shpërthimi.
Ukraina pretendon se kapiteni i Moskva u vra gjithashtu në atë shpërthim, raporton theguardian.
Këtë e ka konfirmuar Anton Gerashchenko, një këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Ukrainës.
Anton Kuprin vdiq gjatë shpërthimit në bord
“Kapiteni i rangut të parë, komandanti i luftanijes Moskva i Flotës së Detit të Zi, Anton Kuprin vdiq gjatë shpërthimit në bord”, tha ai.
Ndryshe, Ukraina tha se ushtria e saj goditi me sukses luftanijen kryesore ruse të mërkurën, ministria ruse e mbrojtjes tha se shkaku ishte zjarri në bord dhe “kushtet pafavorshme në det”.