Një anije shpëtimi që barte 230 emigrantë u ankorua në portin francez të Toulon të premten, thanë autoritetet detare, mes një mosmarrëveshjeje në mes të Francës dhe Italisë se cili vend është përgjegjës për ta.
Ocean Viking, anije e operuar nga një organizatë joqeveritare franceze, i kishte marrë emigrantët në det pranë bregut të Libisë përpara se ata të kalonin javë të tëra duke kërkuar një port për t’i pranuar ata.
Anija u ankorua në orën 8:50 të mëngjesit.
Franca nuk kishte lejuar kurrë më parë një anije shpëtimi që transportonte emigrantë të zbarkonte në bregdetin e saj, por këtë herë e bëri këtë sepse Italia kishte refuzuar hyrjen.
Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha të enjten se migrantët ishin përgjegjësi e Italisë sipas rregullave të BE-së dhe se masa franceze ishte një masë “e jashtëzakonshme” që nuk do të ndikonte veprimet e ardhshme.
Ai tha se refuzimi i Italisë për të pranuar migrantët ishte “i pakuptueshëm” dhe se do të kishte “pasoja të rënda” për marrëdhëniet dypalëshe të Italisë me Francën dhe me BE-në në tërësi./REL
Burimi: GAZETA.MK