Anglia s’fiton qe 6 ndeshje, s’kishte ndodhur nga viti 1993

1 minut lexim

Kombëtarja e Anglisë po vazhdon me rezultate dëshpëruese.

“Tre Luanët” barazuan mbrëmë me Gjermaninë me rezultat 3:3, duke rënë në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Dhe, barazimi i mbrëmshëm e thelloi krizën e anglezëve, të cilët nuk dinë se çka është fitorja qe 6 ndeshje.

Skuadra e Gareth Southgate i ka regjistruar 3 barazime e 3 humbje, duke e shënuar njërën prej serive më të zeza në histori të saj.

Kombëtares angleze nuk i kishte ndodhur t’i kalonte 6 ndeshje pa fitore që nga viti 1993, respektivisht në periudhën prill-qershor.

Nënkampioni i Evropës megjithatë do të mundohet ta ndalë këtë seri të zezë në ndeshjen e ardhshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fundoset një anije në Portin e Durrësit

Story i radhës

A do të ndikojë kriza energjetike në institucionet shëndetësore? Përgjigjet ministri Sali

Të fundit nga