Anglia “pushton” Evropën, dërgon 6 ekipe në Champions

May 9, 2025
1 minut lexim

Me United dhe Tottenham në finalen e Europa League, Anglia vendos një rekord absolut në Champions.

Në sezonin e ri, Premier League do të përfaqësohet me 6 ekipe në turneun më të rëndësishëm Evropian.

Prej kohësh, falë koeficientit të UEFA-s, Premier League kishte rezervuar 5 ekipe në Champions, por pas finales në Europa League, e gjitha angleze, dhe me dy ekipet jashtë zonës Champions në kampionat, Anglia arrin të dërgojë edhe një ekip të 6-të në Champions, pasi fituesi i Europa League kalon automatikisht në Champions.

Nëse Premier League përfundon sot, atëherë në Champions shkojnë, Liverpool, Arsenal, Man.City, Newcastle, Chelsea dhe fituesi i Europa League, një ndërmjet Man.United dhe Tottenham.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

​Projekti për Plazhin e Madh, kryetari i Ulqinit: Mbrojtja e të drejtave tona ka sakrificë

Story i radhës

Bitcoin kalon vlerën 100.000 dollarë për herë të parë që nga shkurti. Cili është shkaku?

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë