Anglia në finale

1 minut lexim

Kombëtarja e Anglisë së femrave ka mposhtur bindshëm Australinë me rezultatin 1:3.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0 për luaneshat, ku në minutën e 36 ishte Toone e cila zhbllokoi shifrat.

Pjesa e dytë dukej sikur nisi mirë për Australinë, pasi në minutën e 63 barazuan me anë të Kerr.

Festa zgjati vetëm 8 minuta, pasi në të 71-tën, Lauren Hemp kalon Anglinë në avantazh. Kapaku u vendos në fund të sfidës, ku Russo shënoi golin e tretë në minutën e 86.

Kështu, Anglia do të gjejë në finale kombëtaren e Spanjës, një finale e cila pritet të dhurojë spektakël të vërtetë në këtë Kupë Bote për femra.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A jeni një dhunues? Psikologia zbulon gjashtë shenjat paralajmëruese

Story i radhës

Prodhonte dhe shiste qymyr druri pa leje, nën hetim 56-vjeçari nga Kolonja

Të fundit nga