Zakonisht ndeshjet e kombëtares së futbollit transmetohen në TV nga kanalet shtetërore. Por anglezëve u pëlqen t’i komplikojnë gjërat, ndaj nuk është e sigurt që ndeshjet e Tre Luanëve të përfundojnë domosdoshmërish ose pothuajse në BBC.
Në të vërtetë, në ato anë ka një larmi mundësish, duke qenë se ITV ekziston që nga vitet 1950, televizion komercial i cili konkurron në një masë me transmetuesin më të vjetër në planet dhe ka marrë alternimin e transmetimeve. Por çfarë lidhje ka kjo me shanset e skuadrës së Southgate për të fituar ndeshjen ndaj Senegalit?
Mallkimi i ITV-së – Epo, le të themi që në 1/8-at, përveçse do të përballen me Luanët e Terangës, anglezët do të përballen me një nga macet e tyre të zeza: transmetimin e ndeshjes në ITV. Në ato anë flasin për një mallkim të vërtetë, siç shpjegon DailyExpress.
Anglia performon statistikisht më mirë kur ndeshjet e saj të Kupës së Botës transmetohen në BBC One, kështu që ka disa shqetësime për atë që do të ndodhë në stadiumin Al-Bayt.
Mjafton të thuhet se që nga viti 1998 ITV ka transmetuar 15 ndeshje të Anglisë në Kupën e Botës dhe se ekipi i HM Charles III ka fituar vetëm dy. Një përqindje prej 13%, sigurisht jo mënyra më e mirë për t’iu afruar fazës eliminatore të turneut.
Shifrat thonë BBC – Shumë më mirë se BBC, duke marrë parasysh se kur transmetohet në televizionin publik Anglia fiton në 75% të rasteve, 12 fitore nga 16 ndeshje të transmetuara që nga viti 1998. Dhe Katari 2022 gjithashtu duket se e konfirmon situatën.
Dy fitoret kundër Iranit dhe Uellsit në fakt u transmetuan në BBC One, ndërsa barazimi zhgënjyes ndaj Shteteve të Bashkuara, s’ka nevojë të thuhet, u transmetua në ITV. E në rrjetet sociale kanë filluar ankesat e tifozëve, të cilët janë të bindur se ndeshja ndaj Senegalit nuk nis në mënyrën më të mirë.
“Kur ishim fëmijë kemi thënë gjithmonë se ndeshja në ITV ishte fat i keq, le të shpresojmë që mallkimi të hiqet të dielën”, shpjegoi një tifoz. “Oh, ndeshja me Senegalin do të jepet në ITV, çfarë mund të shkojë keq,” komentoi një tjetër.