Sprinteri britanik CJ Ujah, që doli pozitiv me dy substance të ndaluara në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, është pezulluar me 22 muaj nga të gjitha eventet sportive. Pezullimi nis më 6 gusht të vitit 2021, kur dhe doli pozitiv dhe do të përfundojë më 5 gusht të vitit 2023.
Ujah ishte pjesë e stafetës 4×100 metra të Britanisë së Madhe, që mori medaljen e argjendtë në atë event olimpik. Për pasojë, si atleti ashtu dhe të gjithë atletët britanikë të stafetës, humbën medaljen e argjendtë që fituan në Olimpiadë.
Gjithsesi, është vërtetuar që doping i atletit britanik nuk ka qenë i qëllimshëm, por ka ardhur si pasojë e konsumimit të një ushqimi të pakontrolluar.
Dënimi duhej të ishta 24 muaj, por u ul me dy muaj, pasi edhe vetë atleti ka pranuar gabimin, që sipas të gjithëve ishte i pavetëdijshëm.