anglezet kerkonin titullarin e interit 68a1f79d9d5e4

Anglezët kërkonin titullarin e Interit

August 17, 2025
1 minut lexim

Interi është shumë i vëmendshëm në merkato, duke tentuar që të bëjë disa lëvizje në hyrje sidomos për të rinuar repartin e mbrojtjes, ku numri i “veteranëve” ka filluar të bëhet shqetësues për zikaltrit.

Kjo është arsyeja kryesore pse Interi ka refuzuar një ofertë që i ka ardhur nga Anglia për Alesandro Bastonin. Çelsi interesohej për futbollistin, me trajnerin Enco Mareska i cili e vlerëson shumë lojtarin.

Blutë londinezë raportohet se kanë bërë një ofertë prej 50 milionë eurosh për të, por kanë marrë menjëherë një përgjigje negative nga Interi, që nuk duket i hapur ndaj mundësisë për shitjen e Bastonit.

Zikaltrit e cilësojnë të paprekshëm për momentin lojtarin dhe për këtë arsye kanë mbyllur çdo diskutim për largimin e tij.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

velipoje policia e gjen shendoshe e mire 2 vjecarin e humbur 68a1f742588d5
Lajmi i mëparshëm

Velipojë, policia e gjen shëndoshë e mirë 2 vjeçarin e humbur

vendimi i zrre se deri me tash jane shkycur 90 per qind e bizneseve nga rrjeti elektrik 68a1f7a15188a
Lajmi i radhës

Vendimi i ZRRE-së, deri më tash janë shkyçur 90 për qind e bizneseve nga rrjeti elektrik

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë