Angelina Jolie dyshohet se ka paditur FBI-në pasi hetimi për ish burrin e saj, Brad Pitt u mbyll. Angelina pretendonte se Pitt kishte dhunuar fëmijët e tyre teksa po fluturonin në një avion privat. Në padi, kërkohet që FBI-ja të dorëzonte dokumentet në lidhje me hetimin ndaj ish burrit të saj.
Në padi, Jolie u ankua për mungesë transparence në lidhje me arsyen e mbylljes së hetimit. Aktorja pretendon se ish partneri i saj i hodhi birrë gjatë fluturimit dhe se ishte lënduar gjatë një konfrontimi fizik.
Në fakt, emri i paditëses është Jane Doe, pas të cilit thuhet se qëndron Angelina.
Burime pranë aktorit besojnë se Jolie e ngriti padinë vetëm për të tërhequr vëmendjen ndaj akuzave kundër Brad. Jolie dhe Pitt, martesa e të cilëve mori fund në vitin 2016, janë prindër të gjashtë fëmijëve: Maddox, 21 vjeç, binjakët Knox dhe Vivienne, 14 vjeç, vajzat Shiloh, 16, Zahara, 17 dhe djalin Pax, 18 vjeç.