angelina jolie ka vleresuar forcen dhe rezistencen e grave afgane 62fbe8e7a4787

​Angelina Jolie ka vlerësuar “forcën” dhe “rezistencën” e grave afgane

August 16, 2022
1 minut lexim

Aktorja e njohur ka folur një vit pasi trupat amerikane u tërhoqën nga Afganistani dhe talebanët morën kontrollin e vendit, dhe përshëndeti gratë për luftën e tyre mes tmerrit dhe fatkeqësisë.

Duke shkruar për revistën TIME, Angelina Jolie tha se gratë e Afganistanit janë të jashtëzakonshme për forcën, qëndrueshmërinë dhe shkathtësinë e tyre.

Ylli i Eternals iu referua trajtimit të tyre në vend, duke përfshirë rrahjet publike, rrëmbimet, burgosjet politike dhe martesat e detyruara.

“Megjithatë, pavarësisht nga rreziqet, rezistenca më e madhe ndaj përmbysjes së të drejtave të grave në Afganistan nuk ka ardhur nga fuqitë e huaja, por nga vetë gratë afgane, të cilat kanë dalë në rrugë,” tha Jolie.

Ajo sulmoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj për marrjen e vendimit për t’u tërhequr, duke e etiketuar si “hapin më të keq të mundshëm” ndërsa ofron një mesazh shprese se situata aktuale nuk është “kapitulli i fundit”.

“Ka pasur kapituj të ndryshëm në historinë e Afganistanit dhe shumë momente të errëta. Ky është padyshim një prej tyre. Por jam e sigurt se ky nuk është kapitulli i fundit. Ëndrra e një Afganistani pluralist dhe të hapur të ndërtuar mbi përpjekjet e barabarta dhe zërat e lirë të të gjithë njerëzve të tij mund të duket – dhe është në realitet – një shpresë e largët. Por e di që është e mundur. Kjo nuk përfundon këtu,” tha Angelia Jolie.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kb trepca befason arbnor rifatin special one 1 62fbe8334b9fc
Story i mëparshëm

KB Trepça befason Arbnor Rifatin: “Special one 1”…

do te dukesh me vetebesim bej keto veprime 62fbee1c1db78
Story i radhës

Do të dukesh me vetëbesim? Bëj këto veprime

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

17 Maj shënon përvjetorin e nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare Telegrafike dhe krijimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Dita Botërore e Telekomunikacionit është festuar çdo vit më 17 maj nga viti
ShkoLartë