​Angelina Jolie apelon për donacione për Turqinë dhe Sirinë pas tërmeteve

Aktorja amerikane Angelina Jolie apeloi për donacione për Turqinë dhe Sirinë, pas tërmeteve shkatërruese të së hënës nga të cilët mijëra njerëz humbën jetën.

”Zemra ime është me popullin e Sirisë dhe Turqisë. Është e vështirë të kuptosh dhimbjen e paimagjinueshme që kaq shumë familje po e përjetojnë në këtë kohë”, shkroi ajo në Instagram.

Aktorja tha se ajo ka bërë donacion dhe shpreson që edhe ”të tjerët të japin gjithashtu”.

Ajo ndau fotografi nga zonat e tërmeteve të të dy vendeve dhe një link për donacion.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Zgjedhjet në Berlin, kryeson CDU

Story i radhës

Austria forcon kufirin me Hungarinë për të ndaluar fluksin e emigrantëve nga Ballkani

Të fundit nga