Ambasadorja e sapoemëruar e SHBA-së, Angela Price Ageler sot ia dorëzoi Ministrit të punëve të jashtme Bujar Osmanit kopjet e letrave kredenciale me çka ajo mund të fillojë misionin e saj diplomatik në Shkup. Ministri Osmani shprehu bindjen se me përvojën e saj, Ambasadorja Ageler do të kontribuojë në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe forcimin e bashkëpunimit.
MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME
Në kontekst dypalësh, bashkëbiseduesit përshëndetën zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme, të bazuara në miqësi tradicionale dhe vlera të përbashkëta demokratike. Osmani i theksoi rezultatet fillestare të Dialogut Strategjik me SHBA-të, si kapitull i ri në marrëdhëniet bilaterale dhe ngritjen e partneritetit strategjik, si dhe përkushtimin për të përcaktuar aktivitetet e ardhshme që synojnë nxitjen e mëtejshme të proceseve reformuese dhe zhvillimit demokratik të shtetit.
Ageler shkaktoi bujë në opinion pas dekleratave të saj në SHBA ku tha se do të përpiqej që ti vë para përgjegjësisë politikanët e korruptuar të Maqedonisë së Veriut.
Ajo u betua si ambasadorja e re e SHBA në vend në shtator.
Të fundit nga
Sot do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Ajo që ndodh ka rëndësi, por këndvështrimi ynë për jetën ka rëndësi edhe më shumë. Po
Institucioni i Avokatit të Popullit sot organizon tryezë diskutimi në lidhje me shëndetin mendor të fëmijëve.
Parlamenti pritet të nisë sot diskutimet maratonë për projektbuxhetin e vitit 2025, ndërsa opozita do të
2 Shkup, 18 nëntor – Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës sot në mesditë në