Angel Di Maria raportohet se është në pritje të një oferte nga Barcelona.
Argjentinasi është ende të një klubi të ri, pasi mbylli aventurën e tij te Paris Saint-Germaini.
Juventusi është klubi që ka shfaqur interesim për të nënshkruar me Di Marian si lojtar të lirë, por lojtari thuhet se po pret një ofertë nga Barcelona, sipas “Mundo Deportivo”.
Xavi thuhet se po kërkon të shtojë në skuadër një sulmues krahu, pasi Ousmane Dembele pritet që të largohet nga “Camp Nou”.
Raphina i Leeds Unitedit është prioriteti i katalunasve, por çmimi i tij prej 55 milionë funteve mund të jetë një pengesë që të realizohet kjo lëvizje.
Në anën tjetër, Di Maria thuhet se është i vetëdijshëm se problemet financiare të Barcelonës mund të kthehet në favor të tij, prandaj ai është i durueshëm dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen.
Kujtojmë se 34-vjeçari më herët ishte pjesë e rivalit të përbetuar të Barcelonës, Real Madridit, aty ku kaloi katër vjet.