Angazhim i përbashkët për një shteg të ri për ecje në Gollak

December 5, 2022
min lexim

UNDP, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Klubi Alpin i Prishtinës angazhohen për bashkëpunim në mbështetje të ekoturizmit në Kosovë dhe zhvillimit ekonomik gjithëpërfshirës përmes inicimit të një shtegu të ri për ecje në Gollak.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, në partneritet me Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Klubin Alpin të Prishtinës përuruan një shteg ti re ecjeje në Gollak, duke shënuar kështu fillimin e përpjekjeve të përbashkëta drejt promovimit të ekoturizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon.

Bëhet e ditur se me këtë rast, Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Liburn Aliu, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe Kay Kurimoto, Sekretarja e Dytë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, dolën për një shëtitje në shtegun e ri të ecjes i cili tashmë është i shënuar me tabela dhe i vizualizuar në mënyrë digjitale me qëllim të informimit të turistëve vendas dhe ndërkombëtarë. Jonas Westerlund, ambasador i Suedisë në Kosovë gjithashtu iu bashkua shëtitjes për të treguar mbështetjen e tij ndaj iniciativave të ekoturizmit në Kosovë.

 “Kosova ka potencial të madh për ekoturizëm falë maleve të bukura dhe trashëgimisë së pasur kulturore, me mundësi të mëdha për aktivitete në natyrë. Investimi në ekoturizëm kontribuon në rritjen gjithëpërfshirëse, jetesën lokale dhe krijimin e vendeve të gjelbra të punës. Nëpërmjet hartës së shtigjeve të ecjes në këtë rajon, ne mund t’i bëjmë ato të qasshme për vizitorët vendas dhe ndërkombëtarë dhe të ofrojmë informacione të rëndësishme për forcimin e bazave të të dhënave dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm“, tha Maria Suokko, njofton zyra për informim e UNDP-së.

Kay Kurimoto nga Ambasada e Japonisë në Kosovë theksoi rolin e zonave periferike në zhvillimin ekonomik të një vendi.

“Për të nxitur ekonominë rajonale, mendoj se ekoturizmi mund të jetë një sektor i denjë për t’u mbështetur. Zakonisht ndodhet në një zonë periferike dhe mund të prodhojë një sërë mundësish për vende pune për banorët. Kosova ka shumë vende që ofrojnë peizazhe të bukura të kombinuara me trashëgimi dhe traditë të ndryshme kulturore. Pres me padurim ta njoh edhe më shumë Kosovën përmes ekoturizmit,” shtoi Kurimoto.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se “Të dhënat janë kritike për përmirësimin e industrisë së turizmit, veçanërisht pas goditjes së rëndë nga kriza e fundit. Kjo e bën edhe më të rëndësishme nevojën për të dhëna të sakta dhe në kohë. Tani me aktivitetin e UNDP-së “Hartëzimi i shtigjeve të ecjes”, ne kemi mjetet dhe informacionet që na nevojiten për të krijuar një sektor të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të turizmit”, thuhet tutje në këtë njoftim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çipet që do të dominojnë industrinëg gaming Ryzen 7000 3D V-Cache debutojnë në Janar

Story i radhës

Është bërë tifozja më e famshme e Kupës së Botës 2022

Të fundit nga

Merkel: Çështja Brexit, një poshtërim ndaj BE

Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja gjermane shkruan se çfarë mund të kishte bërë më shumë për të ndalur Britaninë Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka
ShkoLartë