Derbi më i madh anglez mes Liverpoolit dhe Manchester United është në program për t’u zhvilluar sot (e diel) me fillim nga ora 17:30 në Anfield.
Mirëpo ditën e sotme rrjetet sociale aktualisht janë të mbushura me video dhe imazhe të një Anfield me borë, duke shkaktuar shqetësime nëse ndeshja e Manchester United mund të zhvillohet.
Raportimet e fundit tregojnë se bora ka pushuar dhe loja fillon për rreth 7-8 orë.
🚨 The weather situation in Liverpool city centre at 8:30am. There is snow but it looks to have stopped for now. pic.twitter.com/ut8zbx28Cx
— DaveOCKOP (@DaveOCKOP) January 5, 2025
Daily Mail raporton se Grupi Këshillues i Sigurisë i këshillit të qytetit të Liverpool do të gjykojë nëse ndeshja mund të ndodhë apo jo.
Për momentin, përplasja qëndron në balancë, por gjërat mund të ndryshojnë, nëse moti përkeqësohet.
Tifozët vazhdojnë të jenë në ethe nëse kjo sfidë derbi do të zhvilloet apo do të shtyhet.
Burimi: botasot.info