Anëtari i LDK-së thotë se kjo parti ka dal e treta në sondazhin që e ka bërë vet

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka kritikuar qasjen e liderëve opozitarë, karshi Qeverisë së Kosovës.

Ai thotë se opozita lutet që zgjedhjet të shtyhen dhe presin që ndërkombëtarët ta detyrojnë Kurtin të jap dorëheqje.

Por, ai ka thënë se Kurti nuk do të jep kurrë dorëheqje

Kjo opozitë, duke i njohur personalisht mirë tre liderët opozitarë, luten që zgjedhjet të shtyhen të mos ndodhin, nuk veprojnë asgjë dhe mendojnë se ndërkombëtarët, do ta kushtëzojnë do t’i bëjnë presion dhe do ta detyrojnë Kurtin që ta lëshojë pozitën e kryeministrit. Albin Kurti kurrë nuk jep dorëheqje”, ka thënë Rugova.

Ai ka thënë se në disa sondazhe LVV-ja del e para. Por sipas tij, LDK-ja dhe PDK-ja janë në garë për vendin e dytë dhe të tretë.

“Unë e kam informata edhe për dy paritë politike të dytë dhe tretës në vend, që edhe në sondazhet e tyre, nuk kanë dalë mirë. Pse s’po i publikon PDK-ja dhe LDK-ja ato sondazhe që i kanë bërë para tri jave apo një muaj. LDK-ja ka dal partia e tretë në sondazhin që e ka bërë vet LDK-ja. Janë bashkë me PDK, njëjtë ka ndodh edhe në sondazhin e PDK-së, sepse i kam parë statistikat”, ka thënë ai.

Rugova ka kritikuar kreun e partisë, Lumir Abdixhikun, duke thënë se nuk është “brumë” i partisë. Ai ka thënë se nëse Abdixhiku arrin ta mposht Kurtin do të rreshtohet pas tij.

Story i mëparshëm

Mickoski uroi vetëm Taravarin për rezultatin në zgjedhjet presidenciale

Story i radhës

Azir Aliu: Do ta shihni më 8 maj /VIDEO

Të fundit nga