anetari i fsk u arrestua per vrasjen e liridona ademit reagon vellai i tij jemi te shokuar ju garantoj se 656ae6fc8835f

Anëtari i FSK u arrestua për vrasjen e Liridona Ademit, reagon vëllai i tij: Jemi të shokuar, ju garantoj se…

December 2, 2023
1 minut lexim

Vëllai i pjesëtarit të FSK-së, Kushtrim Kokolla që u arrestua për vrasjen e Liridona Ademajt Murselit ka reaguar në lidhje me dyshimet për përfshirjen e tij në ngjarje.

Kanon Kokolla ka deklaruar se është i shokuar me këto zhvillime dhe se vëllai i tij është i pafajshëm.

Madje, sipas tij, i dyshuari ka qenë në shtëpi atë natë. “Jemi të shokuar! Por një gjë ta garantoj, se vëllai im në natën kritike ka qenë në shtëpi. Tjetër gjë nuk di.” – citohet se ka thënë ai.

Arrestimi i pjesëtarit të FSK-së e ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes. “Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K. Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi. Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës. Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!” – thuhet në komunikatë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

programi i rindertimit ku shkuan 730 milione euro 656ae555b864a
Story i mëparshëm

Programi i rindërtimit, ku shkuan 730 milionë euro?

grabitja e armatosur ne suhareke masa e paraburgimit deklaratat e te dyshuarve cka dihet deri me tani 656ae773e575c
Story i radhës

Grabitja e armatosur në Suharekë, masa e paraburgimit, deklaratat e të dyshuarve – çka dihet deri më tani

Të fundit nga

Jeep prezantoi një koncept mbi një koncept

Panairi Overland Expo West filloi më herët sot dhe Jeep e shfrytëzoi këtë ngjarje për të zbuluar një koncept mbi koncept – tendën e çatisë Jeep Performance Parts. I montuar në çatinë
ShkoLartë