Anëtarësimi i Suedisë në NATO, pritet takimi mes ministrave të jashtëm të dy vendeve

1 minut lexim

Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom do të takojë homologun e tij turk, Mevlüt Çavuşoğlu në një mbledhje të ministrave të jashtëm të NATO-s në Oslo.

Billstrom, tha se takimi do të zhvillohet “së shpejti”.

Diskutimet mes dy vendeve për NATO-n u ndalën gjatë zgjedhjeve të fundit turke, të cilat tashmë i ka fituar Recep Tayyip Erdoğan .

Suedia në të kaluarën e ka akuzuar Turqinë për të drejtat e saj të njeriut, ndërsa Ankaraja është e pakënaqur që Stokholmi, në sytë e saj, ka strehuar grupe që Turqia i konsideron si terroristë. Aplikimi i Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n është miratuar, por ai i Suedisë ende varet nga ratifikimi nga Turqia dhe Hungaria.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përfaqësuesi amerikan i KFOR-it: Personat e maskuar po bëjnë lëvizje të dyshimta

Story i radhës

Paralajmërimi i Ramës për energjinë elektrike, kreu i Konfindustrisë kundër: Skenar për të mbuluar rritjen e pagave të administratës

Të fundit nga