Bashkimi Evropian ka thirrur në një “mënyrë të koordinuar” ambasadorët rusë në vendet anëtare të BE-së pas vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin, javën e kaluar për të aneksuar rajonet e Ukrainës, tha një zëdhënës i BE-së për CNN-in të hënën.
“Në përgjigje ndaj hapave të fundit të Rusisë që përshkallëzon edhe më shumë agresionin e saj kundër Ukrainës me referendume të rreme dhe aneksimin e paligjshëm të territoreve të Ukrainës, BE-ja thirri në mënyrë të koordinuar ambasadorët rusë në vendet anëtare të BE-së dhe në institucionet e BE-së”, tha për CNN zëdhënësi i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, Peter Stano.
Stano tha se masa synon “të përcjellë dënimin e fortë të këtyre veprimeve” dhe të kërkojë “ndalimin e menjëhershëm të hapave që minojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe shkelin Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar”.
Thirrja filloi të premten e javës së kaluar, sipas Stanos. Ambasadori rus në BE u thirr në Bruksel të hënën pasdite, shtoi ai.