Vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord për një paketë tjetër sanksionesh kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj kundër Ukrainës.
“Ambasadorët arritën një marrëveshje politike për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë”, tha presidenca çeke në një postim në Twitter.
Edita Hrda, përfaqësuese e Republikës Çeke në BE, tha se sanksionet ishin në përgjigje të aneksimit nga Rusia të katër rajoneve në Ukrainë, të cilat Perëndimi i ka konsideruar të paligjshme.
“Këtë mëngjes ne raportuam se Vladimir Putin kishte nënshkruar ligjet për aneksimin e 4 rajoneve në lindje të Ukrainës.
Në fillim të kësaj jave, të dyja dhomat e parlamentit rus ratifikuan traktatet duke i bërë zyrtarisht rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia pjesë të Rusisë.
Referendumet janë cilësuar si të rreme nga Perëndimi.