Artisti i njohur Sefë Duraj ka sjellë disa këngë mjaft të bukura e deri tani në programet festive 3 të tilla. E para ishte një bashkëpunim mjaft interesant me Blerona Bytyqi dhe e dyta me Adelina Spahiu. E kur jemi te kënga e tretë duket se e ka vulusur pasi ka ardhur vetëm e mban titullin “Andrrat në gurbet”, një temë që nga interpretimi i artistit mjaft i ndjerë e deri te muzika fantastike.
“E randë kur takohen mësuesi e nxënësi në gurbet e pa asnjë shpresë ” – është kjo një pjesë e tekstin ku tregohet realiteti i ikjes së shumë njerëzve nga vendlindja për një jetë më të mirë.
Për muzikën është kujdesur vetë këngëtari me orkestrim nga M&D Studio, Muhamet Selimi dhe Driton Fazliu dhe teskti shkruar nga Ismail Fazliu, në çifteli Gent Hoxha e sharki Afrim Leka.
Ne ju ftojmë ta klikoni në linkun më poshtë e ta dëgjoni pasi vërtet është një super këngë kushtuar gurbetit. Por kjo nuk do të jetë projekti i fundit për këtë fundvit nga artisti mjaft i dashur Sefë Duraj, ne mësojmë se ai do të vijë me një tjetër projekt muzikor para se viti të largohet.BS