Google lançoi një version paraprak të Android 13 shumë më herët sesa pritej. Ajo bëri që shumë të besojnë se Android 13 mund të debutonte në versionin e tij final më herët sesa versionet e kaluara.
Megjithatë informacionet e fundit sugjerojnë se mund të jetë krejtësisht e kundërta. Sikur Android 13 të debutonte këtë muaj, nuk do të ishim surprizuar aspak, megjithatë versioni i ri pritet të vijë në Shtator.
Google sapo lançoi buletinin e sigurie të Android 13 për muajin Gusht. Në të kompania detajon disa probleme sigurie dhe sesi pajisjet me Android 13 janë të mbrojtura nga përditësimet e datës 1 Shtator 2022.
Kjo gjuhë e përdorur nga kompania lë të kuptohet se këto përditësime sigurie do të vinë vetëm në Shtator edhe pse buletini u bë publik në Gusht.
Google lançoi versionin eksperimental në Shkurt të 2022 për Android 13. Sakaq versioni Beta 4 i Android 13 sapo debutojë për Pixel 6a duke lënë të kuptohet se ky program testimi do të vijojë edhe për ca kohë. /PCWorld Albanian