Aktorja Jennifer Lawrence (34-vjeçare) dhe aktori Andrew Barth (22-vjeç) kanë folur hapur për filmimin e një skene të pazakontë dhe sfiduese në filmin e vitit 2023 “No Hard Feelings”, në të cilën ata duhej të dilnin krejtësisht lakuriq.
Në film, Lawrence portretizon Maddie, një grua e re që i përgjigjet një reklame të pazakontë. Reklama u vendos nga prindër të pasur që kërkonin një të dashur për djalin e tyre Percy, një djalë i turpshëm që nuk ka pasur kurrë një të dashur, për ta përgatitur atë për në kolegj.
Maddie është e bindur se ajo mund ta magjepsë atë pa asnjë problem. Filmi përmban një sërë momentesh komike dhe intime mes Maddie dhe Percy.
Më shumë vëmendje tërhoqi skena në të cilën Lawrence dhe Barth duhej të ishin krejtësisht të zhveshur në plazh.
Në një intervistë për People, Lawrence tregoi përvojën e saj: “Morra frymë thellë dhe më pas hoqa rrobat”, tha ajo.
Barth shtoi: “Unë kurrë nuk dyshova, por ishte një përvojë e çuditshme dhe e pakëndshme për të gjithë”.
Pavarësisht shqetësimit të tij me të qenit i zhveshur para kamerave, Barth theksoi se ndihej shumë i sigurt në xhirime dhe problemi i tij më i madh ishte parashikimi i motit.
Edhe aktorja e komentoi këtë skenë për BuzzFeed, duke theksuar se nuk kishte asnjë shqetësim për xhirimet.
“Gjithçka ishte argëtuese, pa dyshim, dhe ajo skenë e bëri filmin edhe më të mirë”, tha ajo.
Burimi: botasot.info