Andonovski: Qytetarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm gjatë e-blerjeve dhe menjëherë të paraqesin mashtrimin

November 12, 2024
min lexim

Shkup, 12 nëntor – Qytetarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm, të kontrollojnë disa herë në e-platformat elektronike nëse produkti që shitet është i vërtetë dhe të konsultohen me personat të cilët kanë besim, mjekë, farmacistë,…, për të qenë të sigurt që ajo që blejnë është e sigurt për përdorim, apeloi sot ministri për transformim digjital, Stefan Andonovski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me mashtrimet e shpeshta në internet, Andonovski theksoi se është shumë e rëndësishme në raste të tilla që qytetarët të paraqesin menjëherë në mënyrë që institucionet të intervenojnë shpejt.

Mashtrimi në internet, siç tha ministri, është një fenomen me të cilin përballen të gjitha vendet, ndërsa duke pasur parasysh se bëhet fjalë për platforma të pavarura si fejsbuk, instagram dhe tik-tok ndaj të cilave shtetet nuk kanë kontroll rregullator, patjetër duhet të kenë mënyra hibride apo “anësore” për t’u përballuar.

“Është shumë e rëndësishme që personat që janë abuzuar të raportojnë, por dhe personat, të quajtur influencerë, mjekë, personazhe publike,…, kur vërejnë se identiteti i tyre është vjedhur apo abuzuar, ata ta paraqesin në mënyrë që ne të mund të reagojnë menjëherë. Tashmë ekziston një fenomen i ri në instagram me formimin e profileve të rrejshme të personazheve publike. Kjo është diçka me të cilën përballemi të gjithë, por reagimi i shpejtë i institucioneve dhe platformave shtetërore lejon që ato profile të hiqen shumë shpejt. Mashtrimi në internet është një fenomen me të cilin përballen qytetarët në Maqedoni, por dhe në të gjithë Bashkimin Evropian. Ne mbetemi të hapur që qytetarët që të paraqesin kur kjo të ndodhë, por duhet të punojmë shumë më tepër në ndërtimin e aftësive njohëse dhe në këtë drejtim është qendra për një internet më të sigurt në të cilën po punojmë dhe që do të jetë një burim për qytetarët, veçanërisht për të rinjtë, që të jenë në gjendje të njohin këtë lloj mashtrimi në internet”, theksoi Andonovski para fillimit të konferencës rajonale për e-tregti.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Thirrjet në aplikacionin Signal bëhen të ngjashme me ato të Zoom dhe Google Meet

Story i radhës

Hajrullahu ankimoi vendimin për suspendimin e tij: Vendimi u mor në ditën kur shpalosa skandalin me vajzën e kryeprokurorit

Të fundit nga

Flet vëllai i Gjylejta Ukellës

Familja e Gjyljeta Ukellës është shprehur e kënaqur me vendimin e gjykatës për dënim me burgim të përjetshëm për Edmond Lajçin. Vëllai i saj, Shpat Ukella tha se më këtë vendim u

Премиум ЏЕКПОТOТ на Видеолотарија со добивка Мерцедес Бенз е 220 д, влезе во зона на паѓање

Ги одбројуваме последните денови од 2024 и се радуваме заедно со нашите ВЛТ играчи. Видеолотарија Касинос Австрија со задоволство и возбуда ја споделува информацијата дека празничната ВЛТ добивка-ПРЕМИУМ ЏЕКПОТ со фантастичниот МЕРЦЕДЕС
ShkoLartë