andin lokaj incidenti qe ndodhi sot ishte i pashmangshem dhe i qellimte 624a02d617e1f

Andin Lokaj: Incidenti që ndodhi sot, ishte i pashmangshëm dhe i qëllimtë

April 3, 2022
1 minut lexim

Komentatori sportiv, Andin Lokaj, është i shokuar me incidentin që ndodhi sot në Gjilan, në ndeshjen mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, u shqelmua në fytyrë nga një shikues i pandërgjegjshëm.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 90+4, kur rezultati ishte baras (1:1), në kuadër të javës së 27-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Lokaj tha se incidenti që ndodhi sot, ishte i pashmangshëm dhe i qëllimtë.

“Incidenti që ndodhi sot në përfundim të ndeshjes Gjilani – Ballkani ishte i pashmangshëm dhe i qëllimtë në mënyrë që të njolloset Federata e futbollit dhe Kryetari Agim Ademi

Edhe po të mos shënohej goli siç u shënua, gjasat që të ndodhte incidenti ishin të mëdha. 

Jo serioziteti i organizimit të ndeshjes, terreni krim, stadiumi pa rrethoja duke e ditur që është ndeshje derbi dhe e rrezikshmërisë së lartë, më së miri tregon seriozitetin e qytetit të Gjilanit i cili i pati dy javë kohë që të përgatit këtë ndeshje në mënyrën më të mirë”, ka shkruar Lokaj në profilin e tij në facebook.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mickoski ne hungari lsdm ka shkuar te merr detyra te reja nga shefi i tij 624a02d159b05
Story i mëparshëm

Mickoski në Hungari, LSDM: Ka shkuar të merr detyra të reja nga shefi i tij

6 qendrimet femijerore qe hasim ne pune 624a030dba94e
Story i radhës

6 qëndrimet “fëmijërore” që hasim në punë

Të fundit nga

Tetova më e pastër me Bilall Kasamin!

4 Shkup, 14 mars – Kryetarët e Komunave janë ata që janë në kontakt të drejtpërdrejt me qytetarët në nivel lokal. Pra, janë adresa kryesore e parësore që trokasin qytetarët nëse nuk
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë