Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër PSG-së sonte në mbrëmje në Paris. Meraku i tij është kapiteni Karim Benzema. Ançeloti shpreson që sulmuesi francez të jetë gati për të zbritur nga minuta e parë në fushë. Në lidhje me ndeshjen, tekniku italian ka qenë i qartë, duke theksuar se do të jenë dy beteja të forta.
“Çdo lojtar kërkon të japë më të mirën për skuadrën që përfaqëson.
Objektivi është një dhe i vetëm, të mundim rivalin në fushë. Se çfarë mendon Mbappe për Parisin kjo është puna e tij.
Por, unë them se ai mendon sikurse Benzema për Realin.
Jam i bindur se në mendjen e tij është vetëm objektivi për të eliminuar Realin. Sikurse yni për të eliminuar Parisin”, thotë Ancelotti.