ancelotti shkruan historine me real madridin 62569e3f2d93f

Ancelotti, shkruan historinë me Real Madridin

April 13, 2022
1 minut lexim

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është bërë trajneri i parë në historikun e futbollit, që arrin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për katër dekada radhazi.

Në vitin 1999, An­çeloti drejtoi Juventusin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe të njëjtën e bëri me Milanin në 2003, 2005, 2006 dhe 2007. Si pjesë e Real Madridit,  arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në vitin 2014 dhe 2015 dhe të njëjtën gjë bëri edhe këtë vit.

Në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Real Madridi ishte më i mirë se Chelsea, vetëm pas kohës shtesë.

Real Madridi e mposhti Çellsin me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë, por në ndeshjen e kthimit, madrilenët humbën me të njëjtin rezultat në 90 minutat e rregullta, pas së cilës arritën të shënojnë gol në kohën shtesë për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

policia bastis shtepine e te moshuarit ne shkup gjenden arme dhe municione 62569e06b736c
Story i mëparshëm

Policia bastis shtëpinë e të moshuarit në Shkup, gjenden armë dhe municione

fotot e trupave ruse ne mariupol 62569e4739ff4
Story i radhës

Fotot e trupave ruse në Mariupol

Të fundit nga

Kylie Minogue mahnit me veshjen

Kylie Minogue dukej e mrekullueshme me një kostum të ngushtë blu elektrik, ndërsa filloi pjesën evropiane të turneut të saj botëror. Këngëtarja australiane, 56 vjeç, solli turneun e saj Tension në Glasgow
ShkoLartë