Trajneri italian dëshiron që ta përfundoj kontratën e tij me skuadrën kampionë të Europës dhe Spanjës
Botërori ka përfunduar dhe tani është radha për klubet e futbollit. Real Madridi duhet të presë edhe disa ditë për ta luajtur ndeshjen e parë zyrtare, e cila luhet kundër Real Valladolid më 29 dhjetor në kuadër të La Ligës.
Los Blancos janë duke u stërvitur që disa ditë tanimë, me trajnerin e tyre që është në drejtim të tyre.
Italiani ka bërë një bisedë Rai Radio 1 në Itali, në programin Radio Anch’io Sport” dhe aty ka treguar përkushtimin që ai ka për Real Madridin.
Ai është lidhur shumë më drejtimin e Kombëtares së Brazilit që javën e kaluar, kështu që ai tregoi së nuk e ka për synim largimin nga Real Madridi, së paku jo deri në skadimin e kontratës së tij më 2024.
Ancelotti planifikon të qëndrojë në Real Madrid
“Nuk e di së çfarë ka rezervuar e ardhmja për muaj, unë e jetoj atë ditë pas dite”, tha Ancelotti për Rai Radio 1.
“Për momentin, jam i lumtur në Madrid, ne kemi për synim t’i arrijmë disa objektiva këtë sezon. Do të këtë kohë kur të mendoj për të ardhmen time. Kam kontratë deri më 30 qershor 2024 dhe, nëse Real Madridi nuk më shkarkon para këtij viti, nuk do të lëvizi”.
Çfarë mendon Ancelotti për Botërorin
Ai po ashtu ka folur edhe për Botërorin që sapo ka përfunduar pas një finale të madhe në mes të Argjentinës dhe Francës.
“Ishte një garë e madhe që përfundoi me një finale të bukur”, tha trajneri.
“Argjentina e meritoi fitoren dhe kjo më shumë për dy arsye: për shkak se ata kanë futbollistë të mirë në formë të mirë dhe për shkak se ata kanë kualitet tek lojtarët e rinj, sidomos tek Julian Alvarez dhe Enzo Fernandez”.
“Lionel Scaloni ka bërë një punë të mahnitshme, edhe pse nuk ka bërë ndonjë gjë të re. Ai vetëm i vendosi futbollistët në vendin e duhur duke i organizuar ata mirë sidomos në anën defansive”.