Carlo Ancelotti ka folur në konferencë për shtyp në prag të sfidës së të shtunës në kampionat kundër Real Sociedad. Trajneri italian ka analizuar punëën që po bën në drejtim të Los Blancos.
“Nuk kam qenë perfekt, por as edhe aq keq ssa mendon dikush. Ka gjithmonë hapësirë për t’u përmirësuar, por jam i kënaqur me punën e bërë me stafin mjekësor. Kemi patur shumë të dëmtuar, si shumë skuadra dhe e kemi menaxhuar mirë situatën”, ka thënë Carlo Ancelotti.
“Na vjen pak keq që jemi jashtë Kupës së Mbretit, por ka qenë një moment shumë i veçantë sepse Benzema është dëmtuar dhe nuk kishim brazilianët, por realiteti është se kemi gjashtë pikë avantazh në La Liga dhe jemi akoma në garë për Champions League.
“Do të duhet të përmbysim një disavantazh të vogël dhe kam besim sepse kemi treguar më shumë se një herë soliditet në mbrojtje. Tani nuk duhen shumë pikë së më parë për ta fituar kampionatin spanjoll.
“Duket se diferenca mes skuadrave të vogla dhe të mëdhave është ngushtuar. Shikoj skuadra të organizuara, edhe taktikisht, deri në detajet më të vogla. Cilësia e La Liga-s është përmirësuar shumë”,