Ancelotti nuk përmbahet

November 9, 2022
1 minut lexim

Real Madrid do të tentojë dy goditje të mëdha në merkaton e janarit. Iberikja Sport.es zbulon edhe kërkesën e dyfishtë që Carlo Ancelotti i ka bërë presidentit Florentino Perez. Trajneri ka piketuar Rafael Leaon dhe Viktor Osimhen si dy përforcimet ideale për Realin e Madridit.

Sulmuesi portugez i Milanit u shpall lojtari më i mirë në Serie A sezonin e kaluar, teksa këtë sezon numëron gjashtë gola dhe nëntë asiste në 17 ndeshjet e zhvilluara me kuqezinjtë në Serie A dhe Champions League.

Kampionët e Italisë po synojnë të rinovojnë me 23-vjeçarin, i cili ka kontratë deri në vitin 2024. Për Leaon ka interesim konkret edhe nga Chelsea. Ancelotti do edhe Osimhen, yllin e Napolit, klub që shpenzoi 75 milionë euro për kartonin e tij dy vite më parë.

23-vjeçari nigerian po shkëlqen me ekipin e Luciano Spallettit, që u kualifikua si vend i parë në raundin e 1/8-ve në Champions League dhe kryeson Serie A me 8 pikë më shumë se Milani ndjekës.

Osimhen ka shënuar 9 gola me Napolin gjatë këtij sezoni, teksa numëron edhe tri asiste. Tetë prej golave tyre i ka realizuar në kampionatin italian, duke kryesuar i vetëm renditjen e golashënuesve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

I mituri dhe 23-vjeçari tentojnë të përdhunojnë të renë në Durrës

Story i radhës

Ministri Osmani për vizitë në Lituani, Estoni dhe Letoni

Të fundit nga

ShkoLartë