Ancelotti: Nuk na plas fare! Reali im është “blind”

min lexim

Çdo trajner shpreson, kërkon, në disa raste edhe i bën “presion” klubit të jetë aktiv në merkato dhe t’i sjellë sa më shumë lojtarë të rinj, por një nevojë e tillë nuk vlen për Carlo Ancelottin.

63-vjeçari italian është ndryshe nga të tjerët, jo më kot është i vetmi trajner kampion në pesë ligat kryesore të Europës dhe i vetmi me katër Champions League.

“Los Blancos” luajnë sot në La Liga përballë Gironas. Dueli i programuar të zhvillohet në mitikun “Santiago Bernabeu” do të nisë prej orës 16:15 (SuperSport 1).

Emra të ndryshëm lidhen me një transferim te Reali, por Ancelottit as që i intereson merkato në këto momente, pasi është i lumtur me futbollistët që ka në ekip.

“Nuk e vrasim mendjen fare për merkaton e janarit, nuk jemi të interesuar. Kjo është skuadra, ky kontingjent nuk do të ndryshojë deri në fund të sezonit, nuk do të ndryshojmë gjatë rrugës”, deklaroi trajneri i kampionëve të Europës.

Reali po zhvillon një sezon fantastik në Spanjë, aty ku numëron 11 fitore dhe vetëm një barazim, duke qenë skuadra e vetme e pamposhtur në La Liga, kampionat i cili synohet të fitohet për herë të 36-të në histori.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tragjedia në festën e Halloween-it, Putin befason me veprimin më të fundit ndaj Koresë së Jugut

Story i radhës

Formacioni i Dritës

Të fundit nga