ancelotti ne varemi nga benzema dhe kjo me ben shume te lumtur 625425739228e

Ancelotti: Ne varemi nga Benzema dhe kjo më bën shumë të lumtur

April 11, 2022
1 minut lexim

Carlo Ancelotti nuk ka pasur asnjë problem për të siguruar që ekipi i tij varet nga Benzema. Madje, ai ka shpjeguar se është shumë i lumtur që është kështu.

Trajneri i Real Madridit e ka të qartë se Chelsea nuk është dorëzuar pas rezultatin 1-3 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ne varemi nga Benzema, është kështu, nuk do ta mohojmë. Dhe jam shumë i lumtur që jemi të varur nga Karimi. Është një realitet dhe është një gjë e mirë”, tha Ancelotti në konferencë për shtyp.

“Chelsea do të provojë nesër. Është fryma e futbollit dhe skuadrat e mëdha që nuk dorëzohen kurrë”, përfundoi ai.

Vlen të theksohet se Reali takohet nesër me Chelsean nga ora 21:00.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

mickoski qeveria te pranoj kerkesat e sashk ut populli eshte ngopur nga politikane te paafte 62542535b183d
Story i mëparshëm

Mickoski: Qeveria të pranoj kërkesat e SASHK-ut, populli është ngopur nga politikanë të paaftë!

hidratuesin apo kremin e diellit cilin te vendos te parin ne fytyre 62542577c6f24
Story i radhës

Hidratuesin apo kremin e diellit, cilin të vendos të parin në fytyrë?

Të fundit nga

ShkoLartë