Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, po mendon për sukses tjetër me skuadrën që e drejton dhe nuk e ka mendjen te Brazili, ku është përfolur si zëvendësues i Tites.
“Real Madridi është një klub futbolli, e përsëris, një klub futbolli. Ekonomia dhe financat janë pothuajse në prapavijë. Aspekti sportiv është ajo që ka më shumë rëndësi”, ka thënë ai, duke e përshkruar vitin 2022 të veçantë në karrierën e tij.
“Ky është një vit i veçantë që erdhi pas një periudhe mjaft të trazuar.
Mendohej se karrierës sime po i vinte fundi. Ishte një sezon unik për shkak të mënyrës se si fituam, veçanërisht në Ligën e Kampionëve”.