Ancelotti me rekord në La Liga

1 minut lexim

Carlo Ancelotti është bërë trajneri i parë në La Liga që ka kaluar 40 ndeshje radhazi i pamposhtur.

Italiani mundi ish-trajnerin e Real Sociedad, Alberto Ormaetxea në këtë statistikë. Ky i fundit drejtonte ekipin bask në vitet 1970-1980.

Hera e fundit që Real Madrid humbi një ndeshje në La Liga ishte në shtator 2023 kur Atletico Madrid i mundi 3-1 në Metropolitano.

Në vazhdim në La Liga, madrilenët do të përballen me Villarrealin në shtëpi, Celta Vigon jashtë, Barcelonën në shtëpi dhe Valencian jashtë.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

“Vatikani brenda Tiranës”, Enver Hasani: Nuk shoh asgjë të keqe, bektashinjtë e kanë ruajtur tolerancën fetare

Story i radhës

Salianji në burg, gazetarja Lala zbardh prapaskenat e bujshme: Vendimi nuk më bind, policia ndërhyri dhunshëm

Të fundit nga