Ancelotti largon çdo dyshim

Carlo Ancelotti foli për mediat në konferencë shtypi, e para pas disfatës ndaj Manchester City në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri italian konfirmoi se klubi i ka garantuar të vazhdojë sezonin e ardhshëm.

Bilanci i sezonit – “Mund të bëhej më shumë, por ka qenë i mirë. Sigurisht që nuk jemi të kënaqur me La Liga-n, por kemi luftuar deri në fund në garat e tjera… dhe kemi fituar tri prej tyre”.

Eliminimi në Champions – “Qartësisht është një eliminim që dhemb, por nuk duhet të harrojmë se ishte gjysmëfinale. Kemi qenë afër një tjetër finaleje, jemi të lënduar…, por ndonjëherë mund të gjesh një ekip që bën më mirë se ti. Tashmë duhet të shikojmë nag Champions-i i ardhshëm”.

Tranzicioni veteranë-të rinj – “Pyetje e mirë. Është e vështirë për mua të përgjigjem, por po…

Mendoj se tranzicioni nuk do të fillojë sezonin e ardhshëm.

Para se të mbërrija, kjo skuadër, e cila ka bërë gjëra të mëdha, filloi të humbasë pjesë të çmuara, qysh kur Cristiano iku më 2018.

Prej aty kanë filluar të vijnë të rinj me cilësi të lartë.

Të gjithë lojtarët përfundojnë duke u zëvendësuar me futbollistë me cilësi të jashtëzakonshme.

Pas dy vitesh, Vinicius është titullar i padiskutueshëm, Camavinga ka filluar të hyjë në ingranazhet e formacionit titrullar, Rodrygo nga pankina…

Duket sikur tranzicioni duhet të fillojë sezonin e ardhshëm, por tashmë ka filluar. Të rinjtë do të kenë më shumë rëndësi. Do të vijë dita kur Modric, Benzema, Nacho, Carvajal… të pushojnë së luajturi për këtë ekip”..

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një produkt i papritur heq në mënyrë më efektive grinë dhe zverdhjen nga rrobat dhe rikthen bardhësinë e tyre të ndritshme

Story i radhës

Arratiset nga burgu u Idrizovës dhe grabit bastoren në Shkup

Të fundit nga