Trajneri Carlo Ancelotti, i është rikthyer detyrës së tij me Real Madridin.
Pas suksesit fenomenal sezonin që lamë pas të Real Madridit në krye me Ancelottin, ata janë rikthyer për të filluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm.
Gjatë ditës së sotme Ancelotti zhvilloi një takim me ndihmësit e tij, për të biseduar në lidhje me sezonin 2022-23.
“Po ne jemi kthyer në punë, por kjo nuk është një punë, ky është një emocion”, tha italiani.
Përveç trajnerit dhe stafit të tij në ‘Valdebebas’ janë rikthyer edhe disa lojtarë.
Ndërsa, skuadra do të kompletohet tërësish më 14 korrik.