Karim Benzema ishte fantastik mbrëmjen e djeshme teksa realizoi një tripletë ndaj Çelsit në stadiumin “Stamford Bridge”, ku Reali i Madridit triumfoi me rezultatin 1-3, e vlefshme për ndeshjen e parë të fazës çerekfinale të Champions-it.
Gjatë deklaratës pas ndeshjes, trajneri i klubit mbretëror ka habitur me deklaratën ku i ka thënë me shaka Benzemasë që nuk do të luante këtë sfidë:
“Benzema nuk ishte i pajisur me lejen e kalimit për në stadium dhe i thashë që nuk do ta luash për fat të keq, ndërkohë masazhatori e zgjidhi shumë shpejt këtë situatë duke e gjetur një të tillë.
Benzema është sulmues i madh, nuk ke çfarë të shtosh tjetër!”, përfundoi Ancelotti.