ancelotti flet per modric gezon tifozet madrilen 625ab436ae48c

Ancelotti flet për Modric, gëzon tifozët madrilen

April 16, 2022
1 minut lexim

Gjiganti spanjoll Real Madrid shpreson që të vazhdojë formën e mirë, ku përballet nesër me skuadrën e Sevillas në kuadër të xhiros së 32 të La Ligas.

E gjithë skuadra, pavarësisht se kanë luajtur 120’ minuta kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve, do të jetë e gatshme për ndeshjen e nesërme, për ta vazhduar garën drejt titulli.

Para përballjes tejet interesante me Sevillan, trajneri Carlo Ancelotti foli para mediave, duke treguar që ka lojtarët e gatshëm, ndërsa gëzoi tifozët madrilen me një lajm të mirë për Luka Modric.

“Pas ndeshjes me Chelsea, të gjithë lojtarët janë në rregull, kemi pasur kohë për tu rikuperuar. Jemi të gatshëm të përballemi me Sevillan, lojtarët ndjehen mirë, janë të gatshëm”, tha Ancelotti.

“Sa i përket Modric, ai do ta përfundojë karrierën e tij te Real Madridi, kjo është ideja e klubit dhe e Lukas. Ai nuk do të ketë probleme me rinovimin e kontratës. Kam pasur nën urdhrat e mija legjendën Paolo Maldini, i cili fitoi Ligën e Kampionëve në moshën 40 vjeçare. Më duhet ta krahasoj Modricin me atë. Të dy janë legjenda”, shtoi më tej Ancelotti.

Nesër me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”, skuadra e Sevillas pret në shtëpi gjigantin spanjoll Real Madrid, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 32 të La Ligas.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

cila eshte e ema dhe cila e bija 625ab4324947a
Story i mëparshëm

Cila është e ëma dhe cila e bija?

platforma e alibeajt salianji behet per interesa meskine krijon premisa per ndarjen perfundimtare te pd 625ab43a75009
Story i radhës

Platforma e Alibeajt/ Salianji: Bëhet për interesa meskine. Krijon premisa për ndarjen përfundimtare të PD

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë