Ancelotti është trajneri më i madh që ka “prodhuar” Italia

1 minut lexim

Fabio Capello mendon se trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është trajneri më i madh që ka prodhuar Italia.

Italia ka prodhuar trajnerë të mëdhenj si Arrigo Sacchi, Giovanni Trapattoni, Marcello Lippi përfshirë edhe vetë Capellon.

Pas fitores së Real Madridit kundër Celtic në Ligën e Kampionëve, Capello këmbëngul se Ancelotti është trajneri më i mirë italian.

“Madridi ka luajtur një lojë fantastike. Trajneri më i mirë italian i të gjitha kohërave është Carlo Ancelotti”, tha Capello.

Tekniku i madrilenëve me fitoren kundër Celtic ka prekur fitoren e 100-të në Ligën e Kampionëve, vetëm dy fitore larg Arrigo Sacchi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aktorja s’i mban dot lotët pasi filmi ‘Blonde’ pritet me një ovacion 14-minutësh në festivalin e Venecias

Story i radhës

Komisioni për zgjedhje dhe emërime, refuzohet kandidatura e Todor Vitlarov

Të fundit nga