Ylli i Real Madridit, Vinicius Jr e nisi vitin 2025 me karton të kuq.
Braziliani, u suspendua në ndeshjen ndaj Valencias pasi shtyu portierin maqedonas, Stole Dimitrievski.
Te Reali, nuk mendojnë se Vinicius meritoi të kuqin me Ancelottin që doli në përkrahje të tij.
“Është shumë e vështirë të jesh Vinícius”. “Të durojë të gjitha fyerjet dhe gjithçka që i ndodh dhe që ka ndodhur”.
Nuk është aq e lehtë, por ai përpiqet të përmirësohet dhe të durojë gjithçka… dhe unë vazhdoj të mendoj se në Valencia, ky ishte një karton i verdhë”, u shpreh Ancelotti.
Real Madridi, në fund mposhti Valencian në “Mestalla” me rezultat 1-2 në La Liga, duke u ngjitur në vendin e parë.
Burimi: botasot.info