Ancelotti: Është mërzitur, por e ardhmja e tij nuk vendoset në diskutim

Real Madrid luan të shtunën ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Valencias. “Los Blancos” synojnë të rikthehen te suksesi pas ndalesës me Rayo Vallecanos, teksa trajneri Carlo Ancelotti zbuloi se Arda Guler ka sërish probleme dhe se nuk do të jetë i gatshëm për sfidën me Valencian.

Nga ana tjetër, tekniku italian i madrilenëve shtoi se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe se e ardhmja e turkut nuk vendoset në diskutim.

“Arda Guler pësoi një dëmtim para ndeshjes me Bragën. Në këtë moment është i trishtuar, por nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz. Është thjesht një hap pas në rikuperimin e tij të plota nga dëmtimi në gju.

Ai pati një dëmtim në menisk dhe kjo preku të gjithë muskujt e tjerë, ndaj ka këto problemet fizike. Më besoni se e ardhmja e Guler nuk vendoset në diskutim, ai do të ketë një aventurë të mrekullueshme me Real Madrid”, u shpreh Ancelotti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjermanët ulin orët e punës megjithë mungesën e punëtorëve

Story i radhës

Shitjet e konsolave PS5 arrijnë në 46 milionë

Të fundit nga

Keqardhja e milanistit

Tijjani Reijnders ishte një nga afrimet e shumta të Milanit gjatë verës së kaluar. Mesfushori holandez