Ançelotit i është dashur të shpikë në formacion dhe risia e tij ka qenë Valverde në krahun e djathtë të saj.
Uruguaiani nuk ka pasur shumë punë në mbrojtje dhe me këtë rast ka parë nga sulmi ku ka shënuar dhe një nga tre golat në fitoren e thjeshtë të Realit.
Ançeloti është shfaqur i kënaqur me paraqitjen e ekipit dhe suksesin duke hedhur sytë nga “Anfield”.
“Për vetë situatën ku ndodhemi me mungesa jo të pakta, mendoj se kemi bërë një paraqitje mjaft të mirë kundër Leganesit. E kemi dominuar takimin që në fillim, duke treguar dëshirë dhe karakter. Jam i kënaqur me tri pikët, pasi na afrojnë më shumë me Barcelonën. Tani mendojmë për Liverpulin, që eshtë një tjetër ndeshje me rëndësi”, tha Ançeloti.
Burimi: botasot.info