Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
Analizat tregojnë se ndotja e ajrit është po aq e rrezikshme edhe në ambiente të mbyllura – Gazeta.mk

Analizat tregojnë se ndotja e ajrit është po aq e rrezikshme edhe në ambiente të mbyllura

min lexim

Shkup, 11 nëntor – Ndërsa Shkupi radhitet ndër qytetet me ajrin më të ndotur në botë, prania e madhe e grimcave helmuese në ajër vërehet pothuajse në të gjitha qytetet e vendit. Rreziku nga ajri i ndotur është i madh si në ambiente të hapura poashtu edhe në të mbyllura, tha rektori i universitetit “Goce Delçev” në Shtip, Dejan Mirakovski duke prezantuar rezultatet e analizës që ka të bëj me cilësinë e ajrit në ambient të brendshëm, në shkolla dhe çerdhe.

“Mesatarisht, ne i tejkalojmë rekomandimet e organizatës botërore me gati dy herë, ndaj është e nevojshme të merren masa që do t’i bënin kushtet në shkolla dhe kopshte të shëndetshme dhe të sigurta për fëmijët dhe mësuesit. Ndryshe nga pjesa e jashtme, këtu kemi më shumë zgjidhje, nga sistemet moderne të ventilimit e deri te sistemet e thjeshta të pavarura të filtrimit të ajrit. Dhe, siç përmenda masa të thjeshta higjienike, pastrimi i lagur, përdorimi i këpucëve ose rrobave të destinuara vetëm për hapësirën e brendshme”, deklaroi Dejan Mirakovski, rektor i universitetit “Goce Dellçev” Shtip.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska tha se shteti duhet të bëj të pamundurën për të siguruar kushte më të mira në shkolla me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe punonjësve në arsim.

“Shteti patjetër të punoj në përmirësimin e kushteve për jetesë dhe punë në gjithë mjedisin, por sigurisht edhe intensivisht në shkolla. Në këtë drejtim po punojmë për efikasitetin energjetik të shkollave për të reduktuar emetimet e dioksid karbonit, si dhe po punohet për ndryshimin e sistemeve të ngrohjes, por ajo që është gjithashtu shumë domethënëse, do të punojmë edhe për t’u ofruar nxënësve dhe mësuesve njohuri, pra edukim për ruajtjen e mjedisit që është një moment domethënës”, u shpreh Vesna Janevska, ministre e Arsimit.

Ndotësit më të mëdhenj gjatë dimrit vazhdojnë të mbeten djegia e drurit, djegia e mbeturinave, si dhe djegia e naftës dhe mazutit, i cili përdoret më së shumti për ngrohjen e institucioneve publike.

BURIMI: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Tmusiq, MVP i javës së nëntë

Story i radhës

Abduli porosi krahut të Selës: Mos i shtrembëroni fjalët ashtu siç falsifikoni dokumentet

Të fundit nga