Një javë më parë, grupi rebel Hayat Tahrir al-Sham (HTS) mori kontrollin e kryeqytetit të Sirisë duke përmbysur kështu regjimin shtypës së familjes së Assad, pas gati gjashtë dekadash sundim.
Ndërsa rebelët festonin fitoren e tyre, ata ngritën një flamur tjetër për të përfaqësuar fillimin e një sundimi të ri.
Flamuri i Republikës Arabe Siriane të udhëhequr nga Bashar al Assad i Partisë Ba’ath është i ndarë në tre shirita horizontale.
E kuqja përfaqëson gjakderdhjen në revolucionin sirian, e bardha është për paqen dhe e zeza simbolizon shtypjen e arabëve.
Yjet e gjelbër në mes përfaqësojnë Sirinë dhe Egjiptin, dy shtetet themeluese të Republikës së Bashkuar Arabe.
Ky ishte një shtet jetëshkurtër që përfshinte Egjiptin dhe Sirinë duke filluar nga viti 1958. Por ai përfundoi në vitin 1961 kur një grusht shteti nga ushtria e rivendosi Sirinë si një vend të pavarur.Si ndryshon flamuri ‘i ri’?
Grupet opozitare zgjodhën një flamur për t’u dalluar nga qeveria e Asadit dhe shteti i saj ushtarak.
Dizajni ringjall të ashtuquajturin flamurin e “pavarësisë”, i cili u valëvit gjatë luftës së Sirisë për pavarësi nga Franca.
Shiriti i kuq është zëvendësuar me ngjyrën jeshile.
Në vend të dy yjeve, janë tre, të cilët përfaqësojnë tre rrethet kryesore të Sirisë: Aleppo, Damasku dhe Deir el-Zor.
Burimi: botasot.info